Stuhia godet Europën, sinoptikanët: Mos dilni nga shtëpitë (VIDEO)

  • 18 January 2018 - 23:53
Stuhia godet Europën, sinoptikanët: Mos dilni nga shtëpitë (VIDEO)

Sinoptikanët gjermanë u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, teksa shumë shkolla janë mbyllur.

Sipas BBC, stuhia e quajtur Friederike në Gjermani, ka përfshirë vendin nga perëndimi në lindje, përpara se të arrijë në Poloni gjatë natës.

I përballur me era mbi 140km/h, operatori gjerman i trenave Deutsche Bahn anuloi të gjitha udhëtimet me distancë të largët gjatë ditës së enjte.

Shumë shërbime rajonale patën të njëjtin fat.

Udhëtimet në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një ndër më të frekuentuarit në Europë, u pezulluan përkohësisht. Më shumë se 300 fluturime u anuluan dhe aeroporti u bëri thirrje udhëtarëve që të kontrollonin fluturimet e tyre.

Ata që mbërritën në Schiphol rrëfyen për gazetarët se kishin hasur vështirësi në ulje.

(Kosova Sot)