Nëna e tre fëmijëve është ALERGJIKE NDAJ TË FTOHTIT

  • 19 January 2018 - 20:21
Nëna e tre fëmijëve është ALERGJIKE NDAJ TË FTOHTIT

E KALON DIMRIN E IZOLUAR BRENDA SHTËPISË 

Një grua, e cila është alergjike ndaj temperaturave të ulëta, që është e detyruar ta kalojë dimrin në gjendje 'gjumi dimëror', thotë se kjo gjendje ia ka shkatërruar jetën. Kelly Pouw, 26 vjeçe, nga Uaterlo, Ontario, vuan nga urtikaria që paraqitet në të ftohtë, për të cilën mendohet se është sëmundje që nuk ka shërim. Kjo ndikon që ajo të mbetet e ngujuar në shtëpi, duke mos mundur që të dalë jashtë as për të luajtur me fëmijët e saj. 

Kjo sëmundje ia ka shkatërruar jetën

Gjendja e saj, e cila mund të kalojë në një shok të rrezikshëm anafilaktik, kërkon që ajo të vishet trashë dhe me rroba të gjata, tri palë pantallona, katër bluza, një shall me ngrohje etj. Ajo nuk guxon as të pijë pije të ftohta, e as të qëndrojë afër aparatit të klimës. Edhe pse, kur ua tregon të tjerëve, disa prej tyre mendojnë se është duke bërë shaka, Kelly thotë se kjo sëmundje ia ka shkatërruar jetën. Ajo thotë se mjaftojnë disa sekonda të qëndrimit në të ftohtë që brenda minutës t'i paraqiten ndryshimet në lëkurë, në formë të regjjes me hithra. 

Dimrin e kalon në gjendje të 'gjumit'

Ajo e ka mësuar vajzën e saj gjashtëvjeçare se si t'ia japë injeksionin kundër alergjisë, nëse rastësisht asaj i vështirësohet frymëmarrja dhe nuk është në gjendje që vetë t'ia japë vetes injeksionin. Kelly thotë se, pak a shumë, dimrin e kalon në gjendje të 'gjumit dimëror', meqë tërë kohën qëndron brenda në shtëpi, duke mos mundur të dalë askund. Kur bën dush i duhet menjëherë të fshihet me peshqir, sepse po iu ftoh uji në trup menjëherë i del alergjia. 

(Kosova Sot)