Zeqa: Mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, nuk ka shans të arrestohet

  • 19 January 2018 - 20:32
Zeqa: Mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë,  nuk ka shans të arrestohet

Këtë reagim e sheh tepër me vend edhe analisti Florim Zeqa."Atë që kishte ngritur si shqetësim gazeta 'KOSOVA SOT' çdo ditë për vite të tëra rreth mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë vendore, gjegjësisht faktit se në Kosovë nuk ka prokurorë dhe as gjyqtarë të cilët kanë guximin për të ndarë drejtësi për "peshqit e mëdhenj",...të mërkurën e deklaroi edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili krahas shqetësimit e shtroi nevojën e një mekanizmi ndërkombëtar për zbardhjen dhe luftimin e krimeve ekonomike në vendin tonë, pasi në Kosovë sundimi i ligjit nuk aplikohet për ata që kanë pushtet, si dhe për ata që kanë lidhje me politikanët e fuqishëm", theksoi ai."Tashmë e ka të qartë edhe bashkësia ndërkombëtare se mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, qoftë nga politika apo mafio-oligarkia nuk ka shans të arrestohet, e lërë më të gjykohet e dënohet nga këta prokurorë dhe gjyqtarë të kapur nga krerët e politikës dhe nëntokës kriminale. Ndodh pikërisht kështu, pasi njerëzit që duhet të ndajnë drejtësi, ata që do të duhej të luftonin krimin e organizuar dhe korrupsionin janë bërë pjesë e tyre, respektivisht bashkëjetojnë dhe janë bërë suporti më i madh i BOSS-ave të nivelit të lartë në të dyja nivelet e pushtetit", ka thënë Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)