I dënuari në rastin ‘Bllaca II’ i sëmurë rëndë

  • 19 January 2018 - 22:24
I dënuari në rastin ‘Bllaca II’ i sëmurë rëndë

I dënuar me 7 vjet burgim, Driton Hajdari, po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ai është liruar në shtëpi për rehabilitim, por tani gjykatat i kanë caktuar që të kthehet në burg.

Hajdari i dënuar për vrasje në tentativë në procesin gjyqësor i njohur si ‘Bllaca II’, tani po vuan nga një sëmundje e rëndë, skleroza, të cilën thotë se e ka marrë në burg.

Kthimi në burg, për të është nënshkrimi i vdekjes, pasi thotë se atje nuk ka as kushte elementare për trajtimin e sëmundjes së tij.

Edhe bashkëshortja e Dritonit, e cila kujdeset për të, edhe duke e veshur atë, thotë se ai nuk është në gjendje as nevojat elementare të i kryej vetë.

(Kosova Sot)