Reshjet e borës shkaktojnë kolonë në rrugën Pejë-Prishtinë (Foto)

  • 20 January 2018 - 16:39
Reshjet e borës shkaktojnë kolonë në rrugën Pejë-Prishtinë (Foto)

Reshjet e dendura të borës që kanë nisur të shtunën po shkaktojnë vështirësi qarkullimi në disa rrugë të vendit.Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi për shkak të reshjeve të borës.

Fotot e mëposhtme janë bërë në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, pikërisht në fshatin Gjurgjicë.

Më herët, përmes një njoftimi, Ministria e Infrastrukturës tha se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi.“Sot në mëngjes kanë filluar reshjet e borës me intensitet te ultë, kompanitë janë duke e monitoruar gjendjen, të gatshme për intervenim sipas nevoje”, është shprehur Fatos Mani, këshilltar politik i ministrit Pal Lekaj. 

(Kosova Sot)