11-vjeçarja ankohej se e dëgjonte dreqin duke folur

  • 22 January 2018 - 18:41
11-vjeçarja ankohej se e dëgjonte dreqin duke folur

ILAÇI "TAMIFLU" I SHKAKTOI HALUCINACIONE

Pasi vitin e kaluar mori ilaçin kundër gripit, "Tamiflu", një vajzë 11- vjeçare filloi që të ankohej se dëgjonte dreqin duke folur dhe se, trupin ishin duke ia hëngër disa insekte. I ati i saj, Charles, vendosi që të dilte publikisht me këtë rrëfim, pasi u bë e ditur se edhe një vajzë tjetër, gjashtë vjeçja Allen nga Teksasi, kishte tentuar që të kërcente nga dritarja nën ndikimin e këtij ilaçi kundër gripit.

30 fëmijë kanë vdekur nga gripi

Deri më tani, 30 fëmijë kanë vdekur nga gripi, prandaj shumë prindër, sapo vërejnë shenjat e para të kësaj sëmundjeje, fillojnë që t'i trajtojnë fëmijët e tyre me "Tamiflu". Por, në raste të rralla, ky ilaç ka shkaktuar halucinacione dhe deluzione (bindje të gabuara), të cilat ndërpriten sapo të ndërpritet marrja e ilaçit. Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) në SHBA rekomandojnë që, kushdo, shëndeti i të cilit mund të rrezikohet nga gripi, duke përfshirë edhe fëmijët më të vegjël se 5 vjet, duhet të marrin vaksinë kundër gripit, respektivisht ilaçe, nëse preken nga gripi.

Image

Paraqitja e simptomave 

Tamiflu, apo sikur që është emri gjenerik i tij, oseltamivir, është njëri nga tri ilaçet e tilla, të cilat CDC preferojnë që të përdoren te të prekurit nga gripi. Por, çdo ditë mund të lexojmë lajme rreth paraqitjes së efekteve të tmerrshme anësore. Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA), në ueb sajtin e saj thotë se "fëmijët dhe adoleshentët e prekur nga gripi, mund të jenë më të rrezikuarit nga paraqitja e ngërçeve, konfuzionit, apo sjelljes jo normale përgjatë sëmundjes". Aty thuhet se këto simptoma mund të paraqiten si te ata persona që nuk janë trajtuar kundër gripit, apo edhe te ata që kanë marrë "Tamiflu". Këto simptoma mund të shkaktojnë lëndime serioze. Kur Lindsay, tani 12 vjeçe, doli të ishte e prekur nga gripi, mjekët menjëherë i përshkruan "Tamiflu", pa thënë asgjë rreth efekteve të padëshirueshme të këtij ilaçi. Vajza filloi që ta "shihte" djallin dhe portën e ferrit, prandaj luste të atin që t'i lexonte pjesë nga Bibla. Pasi që i ati e dërgoi në spital, mjekët konstatuan se këto simptoma i kishte nga ilaçi "Tamiflu". 

Image

 

(Kosova Sot)