Vajza është e palëvizshme, POR ANALIZAT I KA MIRË

  • 22 January 2018 - 18:45
Vajza është e palëvizshme, POR ANALIZAT I KA MIRË

SHQETËSIMI I NJË NËNE

Prindërit e pikëlluar të një vajze 3 vjeçare, thonë se do të jepnin gjithçka, vetëm që ta marrin vesh diagnozën e vajzës së tyre, e cila është prekur nga një sëmundje misterioze, që ia ka pamundësuar ecjen dhe të folurit. 

E paaftë të ushqehet

Aubree Reid-Moore, nga Eyres Monsell, kishte disa probleme të rënda shëndetësore që nga momenti i lindjes, por mjekët ende nuk janë në gjendje që ta dinë shkaktarin e këtyre problemeve. Melissa Barry, 27 vjeçe, thotë se i dhemb shpirti derisa sheh vajzën e saj, të paaftë që të ushqehet, apo të lëvizë, e të luajë me bashkëmoshatarët e saj. Mjekët kanë bërë të pamundurën që ta gjejnë se nga cila sëmundje vuan vajza, por që të gjitha analizat që ia kanë bërë asaj, kanë dalë normale. E ëma e vajzës tregon se Aubree-së së vogël i janë bërë teste gjenetike, fotografime me rezonancë magnetike, skanime të trurit dhe zemrës, EEG dhe shumë analiza të tjera, emrat e të cilave tanimë i ka harruar, por që të gjitha këto analiza i dolën normale. 

Skanimi i trurit

Në fakt, skanimi i trurit tregoi se truri i saj është lehtazi më i vogël sesa normalja, por kjo nuk ka ndonjë domethënie, pasi që nuk janë parë ndryshime të tjera. Vajza ka sulme epileptike, por kjo nuk e shpjegon paaftësinë e saj për të folur, apo lëvizur. Aubree ka vështirësi në marrjen e ushqimit, prandaj edhe ka problem meqë nuk mund ta arrijë peshën adekuate. E ëma e vajzës tregon sesi kishte pasur një shtatzënësi të vështirë dhe kishte qenë e detyruar që të lindte me prerje cezariane. Por, ajo ka vetëm fjalë miradije për personelin mjekësor, të cilët ishin munduar përtej mundësive reale, që t'ia gjenin diagnozën vajzës së saj. Aubree vijon një shkollë speciale dhe ajo tani ka një motër, 9 muajshe, e cila, për dallim nga ajo, duket se është duke u zhvilluar normalisht. 

(Kosova Sot)