Punonin në një restorant, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe

  • 24 January 2018 - 10:41
Punonin në një restorant, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe

Katër shqiptare te cilet jetonin ne menyre te paligjshme kane rene ne prangat e policise se emigracionit pasi oficeret bastisën një restorant në Evensham.

Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë shqiptarë, tre prej tyre të moshës 27-vjeç dhe një 25-vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Britani te Madhe.

Tre prej tyre rrezikojne dëbimin, ndërsa i katërti po merret në shqyrtim si rast.

Mesohet se autoritetet kishin informacion nga organet e inteligjencës dhe rreth orës 14:30 të së premtes, më 19 Janar bastisen restorantin ku nga kontrolli u zbuluan shqiptarët, të cilët rezultuan se nuk kishin të drejtë për të jetuar në Britani.

Restoranti Casa la cucina italiana, në Vine Street ku punonin 4 shqiptaret tani rrezikon një gjobë prej 80 mijë paund për punësimin e emigrantëve të jashtligjshëm.

(Kosova Sot)