Fshati pa asnjë banor

  • 04 August 2015 - 16:01
Fshati pa asnjë banor

Para luftës në këtë fshat jetonin 300 banorë

Pas lufte në këtë fshat jetuan 8 familje, por duke parë se stili i jetës kishte ndryshuar, edhe ato familje u detyruan të ikin nga aty, duke lënë të shkreta kroje  e male, fusha e ara. Atje tash ka mbetur një odë e lagjes Berisha me derë të hapur që secili që dëshiron të marrë frymën e vendlindjes shkon dhe e ka derën e hapur aty”, thotë Burim Shala 

Para luftës në komunën e Prizrenit kishte shumë fshatra piktoreske, të cilat në vete ruanin trashëgiminë e të parëve të tyre. Ishin shumë fshatra si; Gorozhupi, Planeja  Milaj në rajonin e Hasit, Lezi e Kushtendili(Kushnini) në rajonit e Vërrinit, sikurse edhe fshati i vetëm shqiptar në Luginën e Lumbardhit -Struzha. Këto fshatra  ose janë zhdukur ose janë zvogëluar në mënyrë drastike, e kjo vjen për shkak të mungesës së kushteve elementare për të jetuar. Fshati Kushtendil apo ish-Kushnin para lufte  kishte shumë familje me një numër të madh banorësh. Por, me të plasur lufta, nga ky fshati Kushtendili ia ktheu pushkën barbarisë serbe... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)