Shkëlqim Devolli hyn në shtëpitë e kosovarëve përmes internetit - Lajme - Kosova Sot
Shkëlqim Devolli hyn në shtëpitë e kosovarëve përmes internetit

Shkëlqim Devolli hyn në shtëpitë e kosovarëve përmes internetit

Prapaskenat e biznesit të inkriminuar në Kosovë

Grapci: Valon Shala duhet të tregojë haptas pse shefi i tij, Shkëlqim Devolli, ka frikë që t'i regjistrojë kompanitë në emrin e tij personal!

Përmes blerjes së kompanisë "Artmotion", që e ka bërë oligarku Shkëlqim Devolli me klanin e inkriminuar "Pronto", ata tashmë veçse kanë hyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve të vendit. Mirëpo mbetet mister se përse Shkëlqim Devolli, që ka afro 2 vjet që e ka blerë kompaninë, për një kohë të gjatë e la në emrin e ishpronarëve. Analistët deklarojnë se Shkëlqim Devolli po ka frikë që t'i regjistrojë kompanitë në emrin e tij personal si pronar, por ato po i vë në emër të kompanive në parajsa fiskale, siç ka bërë me "Klan Kosovën", por edhe në rastin e "Artmotion", pasi që i njëjti e di se për paratë e fituara në mënyre kriminale herëdokur ai do të duhet të japë përgjegjësi. Andaj analistët pyesin se si u bë transaksioni dhjetëra milionësh euro me rastin e blerjes së kompanisë së internetit dhe shërbimeve kabllovike "Artmotion" nga Shkëlqim Devolli? Ndërkaq, çështja që ata e ngrenë në debat është se përse kompania e internetit dhe shërbimeve të tjera televizive e Shkëlqim Devollit e ka mbyllur edhe ueb-faqen e "Artmotion", edhe pse ka hyrë në shtëpitë e qytetarëve anekënd Kosovës. Ndërsa, mbetet një mister se përse kompania e internetit "Artmotion" është regjistruar me 4 korrik 2017 dhe si pronar nuk paraqitet askund oligarku i inkriminuar Shkëlqim Devolli, por si pronar i saj në ARBK është paraqitur kompania 'AM Invest Group', me drejtor Valon Shala. Ndërkaq, po të futesh në ARBK për të identifikuar se kush është pronari i "AM Invest Group", del se pronar i kësaj kompanie është kompania po me të njëjtin emër, "AM Invest Group Holding DOOL', si dhe me të njëjtin drejtor, Valon Shala. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Prokurorisë së Shtetit dhe asaj speciale, ata nuk kanë kthyer përgjigje. Përgjigje nuk ka kthyer as Shkëlqim Devolli në pyetjet se përse pronari i vërtetë, pra ai vetë, Shkëlqim Devolli, po ka frikë ta paraqesë veten si pronar. Ndërkaq Valon Shala,'AM Invest Group' dhe "AM Invest Group Holding DOOL" , nuk u është përgjigjur fare telefonatave dhe pyetjeve të gazetarit. 

"Devolli po vepron kësisoj, sepse ai e di se për paratë e fituara në mënyrë kriminale herëdokur do të duhet të japë përgjegjësi" : Analisti Ragip Guraziu tha për "Kosova Sot" se shtrohet pyetja se përse Shkëlqim Devolli ka afro 2 vjet që e ka blerë kompaninë dhe për një kohë të gjatë e la në emrin e ishpronarëve? "Ndaj jam i mendimit se arsyeja është e thjeshtë, ngase afaristi Shkëlqim Devolli po ka frikë që t'i regjistrojë kompanitë në emrin e tij personal si pronar, por i vë qëllimshëm në emër të kompanive, duke i dërguar ato para në parajsa fiskale ashtu siç ka bërë edhe me 'Klan Kosova'", theksoi ai. Analisti Guraziu thotë se Devolli po vepron kësisoj, sepse ai e di se për paratë e fituara në mënyrë kriminale herë- dokur do të duhet të japë përgjegjësi.

Transparenca biznesore duhet të garantohet: Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku ('Konsumatori'), tha për "Kosova Sot" se karshi ligjit dhe konsumatorit të gjitha bizneset duhet të jenë të hapura e transparente."Edhe gjetiu, ku bizneset mund të regjistrohen si kompani me pronar N. N. pronari dhe menaxhmenti janë të njohur për shtetin dhe për bankën. Duke u nisur nga fakti se e drejta e ushtrimit të biznesit privat është e lirë dhe garantohet me ligj edhe obligimi për të qenë të njohur dhe të hapur, transparent, po ashtu duhet të respektohet", u shpreh ai. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha për "Kosova Sot" se ky qenka një rast tipik që të hetohet nga Prokuroria e Shtetit, sepse dëshmon se si po bëhen lojëra të tilla me emra të pronarëve të kompanive ."Çdokund në botë në një shtet normal një rast i tillë i fshehjes së emrave të vërtetë të pronarëve të kompanive në emër të tjetërkujt do të ishte i mjaftueshëm që prokuroria e atij vendi të fillonte hetimet, ndaj kjo vlen edhe për këtë rast, që prokuroria jonë të nisë hetimet", theksoi ai. Ndërsa anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, tha për "Kosova Sot" se lojërat e tilla me ueb-faqe zyrtare të kompanive dhe fshehja e emrave të pronarëve të vërtetë të kompanive janë të ndaluara dhe të kundërligjshme dhe si të tilla edhe të ndaluara.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha për "Kosova Sot" se ky qenka një rast tipik që të hetohet nga Prokuroria e Shtetit, sepse dëshmon se si po bëhen lojëra të tilla me emra të pronarëve të kompanive."Çdokund në botë në një shtet normal një rast i tillë i fshehjes së emrave të vërtetë të pronarëve të kompanive në emër të tjetërkujt do të ishte i mjaftueshëm që prokuroria e atij vendi të fillonte hetimet ndaj kjo vlen edhe për këtë rast, që prokuroria jonë të nisë hetimet", theksoi ai.

BADALLAJ: PO TË KISHTE PROKURORI DO T'I HYNTE THELLË PËR TË BASTISUR DHE DO TË SHIHNI SE ÇKA DO TË DALË, SE SA HAJNIA DHE DALLAVERET KUNDËR SHTETËRORE DHE JASHTË LIGJIT

Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për "Kosova Sot" se është vërtetuar se klani famëkeq "Pronto" dhe banda serbiane Devolli janë shkatërrimtarët, murtaja dhe kolera e zezë që shkatërruan ekonominë e vendit duke e plaçkitur pa pikë mëshire."Sepse çdo gjë që kanë bërë dhe vepruar në Kosovë e kanë bërë me dallavere, jashtë ligjit dhe tinëzisht, krejt me qëllim që t´i ikin tatimeve të shtetit dhe për të mos hetuar, se do të vjen një ditë që do t´i merret pasuria e padjersë dhe e vjedhur", theksoi ai. "Ky rrjet i krimit të organizuar nga mafio-oligarkët e bandës serbiane Devolli kanë përhapur rrjetin e krimit thuajse në çdo dikaster, vetëm e vetëm të pasurohen me hajni dhe pastaj paratë e tyre do i dërgojnë jashtë shtetit. Çka ka në Kosovë që nuk është në dorën e këtyre mafio-oligarkëve, këta kanë gllabëruar çdo gjë, por mjerisht e ndajnë pazarin me bandat që nga majat e larta të shtetit dhe deri në sistemin gjyqësor të kalbur në Kosovë, që lëre se nuk i trazon askush dhe nuk i merr në pyetje, por këta banditë veprojnë lirisht dhe pa frikë fare", vijoi më tutje ai."Dallaveret që i bën Shkëlqim Devolli i ka kuptuar edhe njeriu më i thjeshtë dhe se pa u burgosur kjo bandë mafio-oligarkësh ekonomia e Kosovës, që është shpirti i vendit, kurrë nuk do të marrë frymë lirisht se këtë bandë vrastare e kanë shtri për vdekje, duke vjedhur djersën e popullit", thotë analisti BadallajZhuriani. Ai është i mendimit se po të kishte prokurori shtetërore do t'i hynte thellë për të bastisur dhe do të shihni se çka do të dalë, se sa hajnia dhe dallaveret kundër shtetërore dhe jashtë ligjit që nuk mund të gjesh jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, sepse janë rrjeti i organizuar kriminal i nëntokës kriminale. "E keni vërë re që me asnjë kompani janë pastër të gjitha me vjedhje dhe dallavere, derisa erdhi puna të shkojnë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit. Askush nuk mund të dijë se sa para të pista ka bërë kjo bandë serbiane kundër vendit tonë, ngase kjo bandë është e lidhur me qarqet shoviniste serbiane, vetëm për të shkatërruar ekonominë e vendit tonë. Asnjë kontratë që ka bërë kjo bandë serbiane nuk del që është e pastër, ngase të gjitha janë bërë me dallavere, larg syve të popullit dhe jashtë ligjit, krejt me qëllim të hajnisë. Banda Devolli mos mendoni se nuk i di këto hajni, i ka hyrë frika dhe po i rrëshqet dheu ndër këmbë se ka frikën edhe nga ndërkombëtarët që i kanë ra në gjurmë dhe do të vijë një ditë që brenda natës të shpërthejë dhe të burgosen të gjithë hajnat dhe kriminelët e këtij rrjeti të organizuar nga këta mafio-oligarkë dhe banditët e klanit "Pronto", që do të vazhdojë te majat e larta të shtetit, qeverinë kuislinge, te banditët e kryebanditët të bandave politike e deri te sistemi i kalbur gjyqësor që është kupola e krimit dhe do të shihni se sa është zinxhiri dhe sa janë të kapur në këtë valle të krimit kundër ekonomisë së Kosovës", deklaroi Badallaj

GRAPCI: PROKURORËT DUHET QË TË FILLOJNË TË HETOJNË QË TË NDËRPRESIN SHPËLARJEN E PARAVE TË DEVOLLËVE

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për "Kosova Sot" se Shkëlqim Devolli e shumë biznesmenë të tjerë kanë biznese të hapura në emra të dikujt tjetër, që do të thotë se bëjnë krejt një person tjetër si pronar, duke tentuar që të fshihen pas personit të tretë, të cilin e kanë paguar për t'u pretenduar që është pronar legjitim i kompanisë."Në këtë rast "Artmotion", e cila ka hyrë në treg para 2 viteve, pa kurrfarë cilësie dhe asnjë punë të kryer si duhet, nuk e kanë kryer punën, prandaj Valon Shala duhet të tregojë haptas pse shefi i tij, Shkëlqim Devolli, ka frikë që t'i regjistrojë kompanitë në emrin e tij personal, por e bën pronar dikë që s'ka kurrfarë njohurie për biznes, apo vetëm e gjen përmes faqes 'Random' se është pronar", theksoi ai. "Prokurorët kosovarë duhet që të fillojnë të hetojnë këta persona në mënyrë që të ndërpresin shpëlarjen e parave të Devollëve, duke u fshehur pas kompanive të tij, e për të cilat qytetarët e Kosovës nuk e dinë se pronar legjitim është Shkëlqim Devolli", potencoi më tutje Grapci.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

19 orë e 29 minuta më parë
17/07/18