Osmani Fondet përfundojnë në beton

  • 13 February 2018 - 16:22
Osmani Fondet përfundojnë në beton

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Naser Osmani (LDK) tha për "Kosova Sot", se Komisioni për Buxhet dhe Financa do të kërkojë që të ashpërsohen kriteret e mbikëqyrjes së shpërndarjes së këtyre granteve dhe subvencioneve dhe do ta ftojmë Ministrinë e Bujqësisë që në detaje të raportojë në mbledhjet e komisionit. "Kurse, më pas do të kërkojmë që të debatohet edhe në Kuvendin e Kosovës për mënyrën se si po ndahen dhe nëse eventualisht janë keqpërdorur këto fonde", shtoi ai. Ndërsa, deputetja e koalicionit qeverisës, Safete Hadërgjonaj(PDK), po ashtu anëtarë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, thotë se në mbledhjet e komisionit tonë, sikurse edhe institucionet e tjera, raportojnë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, ku raportohet edhe për mënyrën e ndarjes së këtyre fondeve. "Por, kompetentë për mbikëqyrjen e mënyrës së ndarjes së këtyre granteve dhe subvencioneve janë Ministria e Bujqësisë, andaj nga ata duhet që të kërkohet llogaridhënia për keqpërdorimet eventuale", u shpreh ajo. 

(Kosova Sot)