Grapci:Kontrolli formal, mungon mbikëqyrja

  • 13 February 2018 - 16:26
Grapci:Kontrolli formal, mungon mbikëqyrja

Ekonomisti Dardan Grapci tha për "Kosova Sot", se askush në Kosovë nuk po i kontrollon subvencionet e bujqësisë dhe kjo shihet sepse rezultatet janë të vogla nga këto subvencione, ngase nëse shikojmë në vitin 2016 dhe 2017 do të vërejmë se prodhimi dhe punësimi është reduktuar për 5 për qind. "Investime në fushën e bujqësisë ka shumë pak krahasuar me nevojat, dhe mendoj se Ministria e Bujqësisë duhet që të punojnë sa më shumë në këtë drejtim, nëse dëshirojmë që Kosova të ketë prodhues vendorë dhe t'i largojmë nga tregu prodhimet që na vijnë nga rajoni, siç janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria", theksoi ai. "Këto subvencione shumë herë janë keqpërdorur nga zyrtarë të lartë politikë dhe ata që e kanë pasur përgjegjësinë për shpërndarjen apo dhënien e këtyre subvencioneve, duke i ndalur ato subvencione për vete, familjarët partiakët dhe në shumë raste edhe duke investuar në ndërtime të objekteve të banimit dhe ndërtimeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me bujqësinë", vijoi më tutje Grapci. 

(Kosova Sot)