Beqiri: Abuzime flagrante me mjetet e MBZHR-së

  • 13 February 2018 - 16:31
Beqiri: Abuzime flagrante me mjetet e MBZHR-së

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për " Kosova Sot", se ka keqpërdorime të shumta lidhur me subvencionet e dhëna nga komunat dhe nga niveli qendror, siç janë raportuar në medie. "Ka të ashtuquajtur fermerë që kanë marrë grante të majme për stalla të kafshëve dhe i njëjti jeton në Prishtinë dhe nuk ka as tokë dhe as vend ku të ngritë atë stallë, pra ka keqpërdorime të hatashme, kjo jo që nuk dihet nga zyrtarët e ministrisë po u konvenon një gjë e tillë", theksoi ai. "Dështimi për të rritur prodhimin vendor dhe për të zhvilluar sektorin privat përmes investimeve të huaja është si pasojë e dështimit të Qeverisë së Kosovës për të krijuar një ambient të mirë për biznes dhe për të luftuar korrupsionin, që është një ndër pengesat kryesore të të bërit biznes në Kosovës, por njëkohësisht edhe pengesë për zhvillimin ekonomik në përgjithësi", shtoi më tej ai. "Qeveria e vendit nuk ka hartuar politika të favorshme për biznese vendase, Kosova nuk ka klimë të mirë të të berit biznes. Sipas shumë raporteve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, ka shumë barriera të të bërit biznese, një e keqe e madhe është se në biznes janë futur shumë politikanë dhe ndikimi i tyre është marramendës dhe shumë negativ për bizneset ekzistuese vendase", u shpreh Beqiri.

(Kosova Sot)