Kadri Veseli e ngatërroi presidentin slloven Borut me shkrimtarin Boris 104 vjeç (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Kadri Veseli e ngatërroi presidentin slloven Borut me shkrimtarin Boris 104 vjeç (Foto)

Kadri Veseli e ngatërroi presidentin slloven Borut me shkrimtarin Boris 104 vjeç (Foto)

Kur po thoshte fjalën e fundit në seancën solemne në nder të presidentit slloven, kryeparlamentari Kadri Veseli e ngatërroi emrin e tij.

Në vend se të përshëndeste presidentin me emrin e tij, Borut Pahor, kryeparlamentari iu drejtua me Boris Pahor, e që del të jetë një shkrimtar i njohur slloven.

Veçantia e kësaj huqje të kryeparlamentarit qëndron në faktin se emri i gabuar është ai i një novelisti të njohur nga Sllovenia që ka hiç më pak se 104 vjet.

Sido që të jetë, mediat e kapën detajin kur kryetari i Kuvendit nuk e thotë si duhet emrin e presidentit të shtetit më të zhvilluar në Ballkan.

Më pas, Veseli dhe Borut Pahor mbajtën një takim së bashku, ku Veseli tha se Sllovenia është një model i shtetndërtimit për Kosovën.

Ndryshe, presidenti slloven po qëndron që nga dje në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Image

 

(Kosova Sot)

7 orë e 45 minuta më parë
25/09/18