Atentat 19-vjeçares shtatzënë, bebja lind me plagë

  • 17 February 2018 - 22:03
Atentat 19-vjeçares shtatzënë, bebja lind me plagë

Një bebe ka lindur me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi nëna e tij, e cila ishte shtatzënë u qëllua me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtetin e Tenneseee, të SHBA.

Viktima ishte 36 javëshe shtatzënë kur u qëllua disa herë, ndërkohë që udhëtonte me makinë sëbashku me të dashurin e saj në Interstate 40, pranë Memphis.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Independent”, i dashuri i së resë tregoi për policinë se 3 persona të veshur me të zeza, të cilët udhëtonin me një Chervrolet Impala iu vunë pas makinës së tyre. Ai tha se në një moment autorët i shkuan paralel dhe një prej tyre hapi zjarr në drejtim të makinës së çiftit.

Nëna 19-vjeçare u qëllua 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk i rrezikuan jetën. Foshnja e saj nga ana tjetër, ndodhet në gjendje kritike, për shkak se u prek nga një prej plumbave.

Adoleshentja u dërgua me urgjencë në spital pas sulmit dhe solli në jetë beben. Ishte pikërisht në këtë moment kur mjekët vunë re se foshnja ishte plagosur.

Mbetet e paqartë nëse atentati ndaj çiftit ishte i planifikuar.

(Kosova Sot)