Gruaja varroset për së gjalli, përpiqet për 11 ditë për të dalë…

  • 17 February 2018 - 23:56
Gruaja varroset për së gjalli, përpiqet për 11 ditë për të dalë…

Një grua, e cila besohet se u varros për së gjalli, gërvishti e goditi nga brenda arkivolin e saj për 11 ditë përpara se të ndërronte jetë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, të afërmit e Rosangela Almeida dos Santos thonë se 37-vjeçarja u përpoq që të dilte nga arkivoli i saj, që ishte i gozhduar e i futur nëntokë.

Në një video të postuar në internet, ata shfaqen duke hapur arkivolin e të ndjerës në varrezat e Riachao das Neves, në verilindje të Brazilit, duke e gjetur trupin e saj brenda.

Banorë që jetonin pranë varrezave i kishin thënë familjes se 37-vjeçarja ishte ende gjallë, pasi kishin dëgjuar zhurma nga varri i saj.

Kufoma e gruas kishte plagë në duar dhe në pjesën e ballit, që besohet se i kishte bërë gjatë kohës që përpiqej të dilte nga arkivoli. Brenda këtij të fundit u gjetën gjithashtu shenja gjaku.  

Familjarët fillimisht menduan se ajo kishte ndërruar jetë nga “shoku septik”, pasi kishte pësuar dy arreste kardiake. Ajo u varros më 28 Janar.

Por banorët e zonës i thanë të afërmve të saj se e kishin dëgjuar të ulërinte, 11 ditë më vonë, më 9 Shkurt.

Duke folur për mediat lokale, një prej banorëve tha: “Kur arrita para varrit dëgjova që i binte arkivolit nga brenda. Mendova se fëmijët që luajnë këtu rrotull po talleshin me mua. Më pas u afrova dhe dëgjova se zhurma vinte nga brenda”.

Autoritetet kanë nisur një hetim për rastin e Santos, për të zbuluar më shumë për vdekjen e saj dhe fajtorët që e shpallën të vdekur ndërkohë që nuk ishte kështu.

Image
Image

 

(Kosova Sot)