Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë 5 ditëve të ardhshme

  • 19 February 2018 - 17:48
Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë 5 ditëve të ardhshme

Sipas parashikimeve të “Prishtina Weather” ditëve në vijim moti do përcillet me reshje shiu e bore.

Më poshtë keni parashikimet e motit nga sot (19 shkurt) deri më 23 shkurt.

19.02 – Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë paradites. Ditën mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët.

20.02-21.02 – Të martën mot kryesisht i vranët dhe me erë. Pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Ditën e mërkurë vazhdon mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.

22.02-23.02 – Mot kryesisht i vranët, nuk parashihen reshje.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 0 deri në +2C, e ato maksimale në fundjavë pritet të rriten deri në 10C, e në fillim të javës do të zbresin deri në 4C.

Me shtrirjen e fushave të presionit të lartë mbi rajon, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe gjatë dy ditëve të fundjavës vlerat ditore të AQI mund të rriten në vlera të pashëndetshme, mirëpo nga fillimi javës së ardhshme pritet përmirësim, kur do të zbresin në mesatare.

Image

 

(Kosova Sot)