Guraziu: Zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë transparentë

  • 19 February 2018 - 18:52
Guraziu: Zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë transparentë

Analisti Ragip Guraziu thotë për "Kosova Sot" se zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë transparentë dhe temat e nxehta gjithmonë janë zbuluar nga të tjerët, siç po ndodh edhe me këtë rreth opsionit të ndarjes."Tani doli i përfshirë edhe kryeministrit Edi Rama në ndarjen e Kosovës, që thuhet se është tepër i involvuar në këtë lojë kriminale për Kosovën, bashkë me mikun e tij mirë të mirë, Baton Haxhiun, dhe Hashim Thaçin, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkt me presidentin serb Vuciq. Sa dhe pse po e rrezikojnë sërish pushtetarët në krye me Hashim Thaçin dhe të tjerët shtetin e Kosovës, duke e ndarë me Serbinë fashiste të Vuçiqit, vetëm e vetëm për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, e dinë vetë ata", theksoi analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)