Delawie pret që Demarkacioni të ratifikohet këtë javë

  • 19 February 2018 - 22:00
Delawie pret që Demarkacioni të ratifikohet këtë javë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, pret që marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet këtë javë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nëpërmjet një "cicërime" në rrjetin social, Twitter, Delawie ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit do të shënojë nisjen e dekadës së dytë të përparimit të Kosovës.

“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne presim një dekadë të radhës të përparimit, që nis këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Delawie.

Qeveria e Kosovës do të mbajë dy mbledhje, të martën, për Demarkacionin.

Mësohet se Qeveria Haradinaj do të tërheqë Projektligjin e dërguar më parë, për ta zëvendësuar me të ri, duke përfshirë marrëveshjen Thaçi – Vujanoviq. 

Image

 

(Kosova Sot)