Zyrtare: Të Merkuren, mbledhja e kryesisë së Kuvendit

  • 20 February 2018 - 20:16
Zyrtare: Të Merkuren, mbledhja e kryesisë së Kuvendit
Në një njoftim për media Zyra për media dhe mardhenie me publikun, e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur që të merkuren duke filluar nga ora 16, Kryesia e Kuvendit, mban mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, transmeton "Kosova Sot Online", derisa në rend të ditës do të jetë:. Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Më poshtë, keni njoftimin e plotë:

 

Data:   21  shkurt  2018

Dita:  E mërkurë                   

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare

Vendi: salla  C-301

 Koha:  16:00

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.

                                            

 

                                                    R e n d i  i  d i t ë s

1. Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

(Kosova Sot)