Miftari: Amerikanët e dinë mirë se në Kosovë ligji është i manipuluar nga zyrtarët e shtetit dhe ata të drejtësië

  • 20 February 2018 - 21:24
Miftari: Amerikanët e dinë mirë se në Kosovë ligji është  i manipuluar nga zyrtarët e shtetit  dhe ata të drejtësië

Eksperti i fushës së të drejtës dhe sigurisë, Naim Miftari, thotë se deklarata e ndihmës sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-së për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert S. Karem, tregon qartë se amerikanët e dinë mirë se në Kosovë ligji është selektiv dhe i manipuluar nga zyrtarët e shtetit dhe sidomos zyrtarët e drejtësisë, si prokurorë, gjyqtarë, hetues."Sistemi i shtetit, sidomos i drejtësisë dhe ndjekjes, deri sot nuk arritën ta sjellin para ligjit pothuajse asnjë zyrtar lart të korruptuar apo i lidhur me krimin e organizuar dhe kjo tregon frikën dhe rolin e dyshimtë të organeve gjegjëse se në vend se t'i ndjekin e gjykojnë ata, i paralajmërojnë rregullisht dhe i mbrojnë rregullisht, kur duket ndonjë afër sheshit. Prandaj, edhe sot Kosova llogaritet si shtet karikaturë, shtet pa ardhmëri, shtet pa shpresë dhe shtet ku shumica e qytetarëve tanë duan të ikin jashtë shtetit, nëse do t'u jepet mundësia", theksoi Miftari për "Kosova Sot". Madje ai thotë se për këtë tentativë qytetare të ikjes së rinisë nga një vend nuk ka rend e ligj, meritorë janë të gjitha kokat në pushtet. 

(Kosova Sot)