Venezuela lëshon versionin e vet të Bitcoin

  • 20 February 2018 - 21:49
Venezuela lëshon versionin e vet të Bitcoin

Venezuela sot e ka lëshuar versionin e vet të bitcoin-it, petrodollar-in, me çfarë do të jetë vendi i parë në botë i cili vendosi për këtë veprim.

Venezuela po planifikon emisionin e 100 milionë njësive të kripto valutës së vet të njohur si petro, ku në para shitje do të emetohen 38,4 milionë token digjital, me çmim referues i cili është i barabartë me çmimin aktual të një fuqie naftë apo rreth 60 dollarë për fuqi, transmeton agjencia AP.

“Petrodollari do të jetë instrument për stabilitet ekonomik të Venezuelës dhe pavarësi financiare në kombinim me vizionin ambicioz global të krijimit të sistemit financiar ndërkombëtar më të lirë, më të drejtpeshuar dhe më të drejtë”, pretendohet në dokumentin e qeverisë në Karakas.

Kryetari i Venezuelës Nicolas Maduro kah fundi i vitit të kaluar ka paralajmëruar krijimin e valutës digjitale për t’i “anashkaluar” sanksionet ekonomike të SHBA dhe për parandalim të emetimit të borxhit të ri.

Mirëpo, ministria amerikane për financa ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar qytetarët dhe kompanitë amerikane se me blerjen e petrodollarit mund t’i shkelin sanksionet.

Maduro dhe një numër i madh i ministrave të tij gjenden në listën e zezë të ministrisë amerikane për financa.

Venezuela, e cila tashmë katër vite gjendet në recesion, është ballafaquar me inflacionin katër shifror dhe mungesë serioze të ushqimit dhe të barërave.

Siç është kumtuar ajo posedon rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar në botë, dhe valuta e re do të jetë e përkrahur me rezervat e mëdha të burimeve natyrore në vend.

(Kosova Sot)