Sahitaj:Asnjë shqiptar nuk është kundër bashkimit të trojeve tona, por ne nuk e kemi forcën, që të vendosim për fatin tonë

  • 20 February 2018 - 23:11
Sahitaj:Asnjë shqiptar nuk është kundër bashkimit të trojeve tona, por ne nuk e kemi  forcën, që të vendosim për fatin tonë

Një gjykim të tillë kritik ka analisti Reshat Sahitaj."Deklarata e Ramës është destruktive, sepse bashkimi kombëtar duhet të bëhet në mënyrë evolutive. Asnjë shqiptar nuk është kundër bashkimit të trojeve tona, por ne nuk e kemi as forcën politike, as forcën ekonomike e as forcën ushtarake, që të vendosim për fatin tonë", u shpreh ai."Së pari Edi Rama dhe dy qeveritë tona duhet të mendojnë integritetin territorial. Të mendojnë te Mitrovica Veriore, që të futet në administrim të planit të integruar të tërë sistemit shtetëror dhe administrativ të Kosovës, e jo të mendojnë se si mundemi t'i bashkojmë dy shtetet tona kur ne kemi probleme të brendshme, si p.sh. Mitrovica te ne e një pjesë tjetër deri në Shqipëri", potencoi Sahitaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)