Davis: Dalja e Britanisë nga BE nuk do të sjellë luftë anglo-saksone

  • 21 February 2018 - 00:02
Davis: Dalja e Britanisë nga BE nuk do të sjellë luftë anglo-saksone

Për sekretarin e Brexit, David Davis, Britania nuk do të përfshihet nga një luftë anglo-saksone pas daljes nga Bashkimi Europian.

Në një fjalim të mbajtur në Vjenë me liderët e biznesit austriak, Davis garantoi se Britania do të ruajë standardet dhe rregullat, ndërkohë që marrëveshja finale për Brexit mund të konkretizohet në fund të këtij viti.

“Ekzistojnë shqetësime se Brexit mund të çojë në një luftë anglo-sanksione, por pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania nuk do të zhytet në një fantazi distopike si realiteti i filmit Mad Max”, tha ai.

Deklarata e Davis është e radhës në një seri fjalimesh që qeveria britanike i konsideron si “rruga drejt Brexit”, teksa Londra zyrtare përballet me presion për të specifikuar detajet e partneritetit të ardhshëm që do të ketë me Bashkimin Europian.

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se kërkon të shmangë pengesat drejt një tregtie të lirë me BE’në, edhe pse me realizimin e Brexit, vendi largohet nga tregu i përbashkët dhe unioni i doganave.

(Kosova Sot)