Në orën 16:00 caktohet seanca për votimin e Demarkacionit

  • 21 February 2018 - 10:30
Në orën 16:00 caktohet seanca për votimin e Demarkacionit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vendoset për procedim të Demarkacionit do të mbahet sot.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për sot në orën 16:00, ku pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës ku do të votohet Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ftesa e Veselit për të proceduar me Projektligjin për Demarkacion ka ardhur menjëherë pas procedimit të Projektligjit nga Qeveria në Kuvend.

Ai ka ftuar deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të mërkurën në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. 

Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

(Kosova Sot)