Si e anuloi Korea e Veriut takimin me zv.presidentin amerikan në minutën e fundit

  • 21 February 2018 - 10:31
Si e anuloi Korea e Veriut takimin me zv.presidentin amerikan në minutën e fundit

Zv.presidenti i SHBA-së, Mike Pence, kishte planifikuar të takohej me zyrtarë të Koresë së Veriut duke përfshirë edhe motrën e liderit Kim Jong-un gjatë Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut, por koreanoveriorët e anuluan në minutën e fundit. Kështu thanë zyrtarët amerikanë të martën, sipas Reuters

Koreja e Veriut u josh nga takimi me shpresën se zv.presidenti amerikan do ta zbuste retorikën e tij, tha shefi i stafit të Mike Pence në një deklaratë, Nick Ayeres. Por pasi Pence dënoi abuzimet e Koresë së Veriut me të drejtat e njeriut dhe dha lajmin se do të vendoseshin sanksione të reja ekonomike, ata u tërhoqën nga takimi ose mundet që të mos kenë qenë kurrë aq të sinqertë sa për t’u ulur vërtet në bisedime, shtoi Ayers.

"Pence kishte menduar të takohej me motrën e liderit Kim Jong Un si dhe kreun ceremonial të këtij shteti, Kim Yo Nam, por koreanoveriorët hoqën dorë nga takimi më 10 shkurt, dy orë para se ai të fillonte", tha zyrtari amerikan, duke konfirmuar një histori të njoftuar së pari nga Washington Post.

(Kosova Sot)