Thyen arrestin e shtëpisë,shqiptari ju dërgon 'selfie' nga Elbasani

  • 23 February 2018 - 23:29
Thyen arrestin e shtëpisë,shqiptari ju dërgon 'selfie' nga Elbasani

Masa e dënimit “arrest shtëpie “ ka zgjatur vetëm disa ditë për shqiptarin e quajtur Albano Dova, 24 vjeç, në Treviso, Itali.

Ai ishte akuzuar për sulm ndaj një kamerieri 40 vjeçar Massimo Biasotto, i cili pësoi dëmtime serioze. Sulmi i bandës së shqiptarit natën e 13 nëntorit, 2016, në Preganziol sulmuan italianin, nga lëndimet e shumta që ai kishte marrë bëri që ai të binte në koma, dhe pas zgjimit ngeli me pasoja neurologjike të parikuperueshme. 

Pasi doli më masen e arrestit të shpisë, 24 vjeçari nuk priti as 24 orë për tu larguar  nga shteti italian, duke prishur byzylykun elektronik. Para se policia të shkonte në shtëpinë  tij, ai u largua nga vendi fqinj. Disa ditë më pas ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook foto me të dashurën , madje duke pirë birra dhe duke tallur autoritet italiane.

(Kosova Sot)