Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e ‘ Mini Max-it’, i shpëtojnë zjarrëfikësit

  • 24 February 2018 - 20:40
Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e ‘ Mini Max-it’, i shpëtojnë zjarrëfikësit

Për rreth 30 minuta kanë mbetur te ngujuar 7 klientë, ne mesin e tyre tre fëmijë, në ashensorin e Qendrës Tregtare ‘Minimaxi’ ne lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ashensori është bllokuar si pasojë e ndërprerjes se energjisë elektrike, ndërsa askush nga stafi i këtij biznesi nuk ka reaguar për t’i nxjerrë nga ashensori klientët.

Në ashensor ka qenë i pranishëm edhe kryeredaktori i gazetës ‘ Zëri’, Lavdim Hamidi, me bashkëshorten dhe dy vajza të vogla.

Ai ka treguar se bashkë me ta në ashensor ka qenë edhe një foshje 15-muajshe, e cila në vazhdimisht qante.

Sipas tij, disa here e ka kontaktuar në telefon stafin e këtij biznesi, por askush nuk përgjigjej.

‘ Kemi mbetur rreth 30 minuta ne ashensor, fëmijët vazhdimisht qanin. Fëmija më i vogël ka qene një foshnje 15 muajshe. Ishte situatë shumë e vështirë, pasi qe hapësira në ashensor filloj të mbetej pa ajr’, tregon ai tmerrin e përjetuar.

Hamidi sqaron se i ka kontaktuar Policinë, ndërsa këta të fundit kane arritur bashkë me zjarrëfiksat dhe i kane hapur dyert e ashensorit.

Ai kërkon nga inspektoratet përkatës qe të marrin masa ndaj këtyre bizneseve te papërgjegjshme, pasi që, sipas tij, për gjysmë ore nuk kane arritur ta aktivizojnë as gjeneratorin.

‘Paramendoni sikur te mos funksiononte as telefoni. Rreziku ka qenë shumë i madh që fëmijët të asfiksoheshin”.

(Kosova Sot)