Haradinaj tregon fjalën që pengonte ratifikimin e Demarkacionit

  • 24 February 2018 - 21:14
Haradinaj tregon fjalën që pengonte ratifikimin e Demarkacionit

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një konference për media ka shpjeguar dakordimin që është bërë sot për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Por, pak minuta pasi ka përfunduar këtë konferencë ai ka publikuar një status në Facebook, me anë të cilit ka treguar pikën që ka penguar marrëveshjen për demarkacionin .

“Me marrëveshjen e re konsensuale, ndryshimi që ka pësuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror është shtesa ‘si orientim’ e shënuar me të kuqe, me kërkesë të LDK-së”.

“Kjo fjalë ishte ajo që pengonte ratifikimin e marrëveshjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kurse, në konferencën për media Haradinaj ka sqaruar të gjithë marrëveshjen që është bërë mes partive politike sot gjatë ditës.

E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK'së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin. Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK’së në mënyrë që të ecim përpara. Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK’së.  Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes’, tha Haradinaj.

Image

 

(Kosova Sot)