OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm në Siri

  • 24 February 2018 - 21:55
OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi sot një rezolutë që kërkon pa vonesë të hyjë në fuqi armëpushimi prej 30 ditësh në Siri, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe evakuimin e të sëmurëve dhe të plagosurve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së paraprakisht kishte caktuar një votim për këtë rezolutë të premten, por që është shtyrë për sot.

Gjatë shtatë ditëve të bombardimeve të forcave ushtarake qeveritare në Gutan Lindore, që ndodhet pranë Damaskut, kanë humbur jetën më shumë 500 civilë, nga ta më shumë se 130 janë fëmijë.

(Kosova Sot)