Bulliqi nuk ka koment për vendimin e kryeministrit Haradinaj

  • 24 February 2018 - 22:18
Bulliqi nuk ka koment për vendimin e kryeministrit Haradinaj

Shpejtim Bulliqi, i cili ishte emëruar kryetar i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi nga kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë marrëveshjen e fundit në mes liderëve shtetërorë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që e hedh poshtë ndikimin e raportit të përpiluar nga komisioni që udhëhoqi ai.

I kontaktuar nga Insajderi, Bulliqi shkurt ka thënë se nuk dëshiron të flas fare për vendimin e kryeministrit Haradinaj.

“Nuk kam kurrfarë komenti. S’po du me fol për këtë gjë”, u përgjigj shkurt Bulliqi.

Në marrëveshjen në mes Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Avdullah Hotit, dhe Behgjet Pacollit, thuhet se raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit, do të jetë vetëm orientues në marrëveshjen për vijën kufitare. 

Kurse, kësaj marrëveshje, verzioni i nënshkruar në vitin 2015 dhe aneks marrëveshja në mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi, do të jetë kryesore në këtë temë.

Shpejtim Bulliqi, i cili me profesion është gjeograf, ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes për pikën kufitare në verzionin e komisionit që udhëhiqej nga Murat Meha.

Madje, ai këtë kundërshtim e kishte dhënë edhe në kohën sa ishte deputet i Kuvendit, nga radhët e LDK-së, an ipse partia në të cilën ndodhej, ishte përkrahëse e asaj marrëveshje.

(Kosova Sot)