Presidenti çek kërkon ekstradimin e një hakeri në Rusi në vend të SHBA’së

  • 25 February 2018 - 00:02
Presidenti çek kërkon ekstradimin e një hakeri në Rusi në vend të SHBA’së

Presidenti çek, Milosh Zeman ka lobuar vazhdimisht që hakeri rus i ndaluar në Pragë dhe i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, të ekstradohej në Rusi, është cituar të ketë thënë ministri çek i Drejtësisë, Robert Pelikan.

Ish-komunisti 73 vjeçar, Zeman, me qasje pro-ruse, pro-kineze dhe anti-myslimane, ka fituar muajin e kaluar një tjetër mandat presidencial.

Yevgeni Nikulin, 30 vjeçar, që kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për supozimet rreth sulmeve kibernetike në rrjetet sociale, gjendet aktualisht në burg, pasi ishte arrestuar nga policia çeke në Pragë, në tetor të vitit 2016.

Operacioni i arrestimit të tij ishte kryer së bashku me FBI’në.

(Kosova Sot)