Presidenti Thaçi promovon librin e tij në Londër (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Presidenti Thaçi promovon librin e tij në Londër (Foto)

Presidenti Thaçi promovon librin e tij në Londër (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi ka promovuar në Londër librin e tij të titulluar “Neë State, Modern Stateman”.

Në promovimin e librit të cilin ia kanë shkruar autorët anglezë  Roger Boys dhe Suzy Jagger, Thaçi ka shkruar se kanë marrë pjesë akademikë, historianë, diplomatë e gazetarë të respektuar.

“Në praninë e një publiku të respektuar, ku merrnin pjesë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë, sot në Londër u promovua libri ‘Neë State, Modern Stateman’ i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger. Para të pranishmëve për librin diskutuan autorët, ndërkaq me një fjalë rasti më nderoi ish sekretari i NATO-s, lordi George Robertson”, ka shkruar Thaçi.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)

19 orë e 19 minuta më parë
18/07/18