Sulmohet me ‘molotov ambasada në Danimarkë (Video)

  • 19 March 2018 - 10:28
Sulmohet me ‘molotov ambasada në Danimarkë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së sotme në Danimarkë kur një sasi eksplozivi e dyshuar si bombë molotov ka shpërthyer në selinë diplomatike turke në këtë shtet.

 “Ende askush nuk është arrestuar”, thonë zyrtarët policor.

Së paku dy persona e kanë sulmuar ambasadën turke në Kopenhagë me koktej molotovi të hënën në orët e hershme të mëngjesit. Sulmi ka shkaktuar dëme të vogla në pjesën e jashtme të ndërtesës, por për fat nuk ka të lënduar, shkruan Reuters.

Në kohën e sulmit, ndërtesa e ambasadës ishte e zbrazët. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin. Tani për tani askush nuk është arrestuar, kanë thënë zyrtarët policor për Reuters-in.

(Kosova Sot)