Lavrov anulon vizitën në Vietnam

  • 19 March 2018 - 11:39
Lavrov anulon vizitën në Vietnam

?Agjencia franceze e lajmeve, AFP, raporton se vizita e planifikuar për sot e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Vietnam është anuluar për "arsye të papritura"

AFP-ja citoi Ministrinë për Punë të Jashtme të Vietnamit të ketë thënë se "për arsye të papritura, vizita në VIetnam e ministrit të Jashtëm rus nuk do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar".

AFP-ja, duke cituar një zyrtar rus në Hanoi, po ashtu, tha se vizita është anuluar për "arsye teknike dhe jo politike".

Ministria e Jashtme ruse nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar.

Vietnami është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Moskës dhe një blerës i madh i pajisjeve ushtarake nga Rusia.

(Kosova Sot)