Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte

  • 19 March 2018 - 23:33
Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot pasdite një serb në komunën e Klinës.

Milorad Zajiq u arrestua në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur.

Pas arrestimit në Klinë ai është bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ai lidhet me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.

Zajiq ishte kthyer së fundi në Kosovë nga Serbia dhe shefi i zyrës për komunitetet në komunën e Klinës, Ranko Kostiq ka thënë se arrestimi është shumë shqetësues dhe se kjo shkon në kundërshtim të përpjekjeve për kthimin e komunitetit serb në Klinë.

(Kosova Sot)