Gjilan: Arrestohen dy ndërtimtarë, keqpërdorën lejen ndërtimore të lëshuar nga Komuna

  • 20 March 2018 - 11:16
Gjilan: Arrestohen dy ndërtimtarë, keqpërdorën lejen ndërtimore të lëshuar nga Komuna

Policia e Kosovës ka hetuar një leje të ndërtimit në Komunën e Gjilanit.

Në rr. “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan pasditen e djeshme, policia njofton se janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit dyshohet se gjatë ndërtimit të një objekti, kanë keqpërdorur lejen ndërtimore duke tejkaluar sipërfaqen e paraparë në projekt.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është klasifikuar si "punime ndërtimore të kundërligjshme/uzurpim prone".

(Kosova Sot)