Ishte duke punuar në oborr, pejani gjen rreth 200 fishekë

  • 20 March 2018 - 11:19
Ishte duke punuar në oborr, pejani gjen rreth 200 fishekë

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij, kishte hasur në një fuçi me 138 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe tre karikatorë të AK- 47.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, në orën 13:30, njofton sot Policia e Kosovës.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për çminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e municionit në mënyrë të sigurt.

(Kosova Sot)