U gjet i vdekur në veturë, policia jep detaje

  • 20 March 2018 - 11:25
U gjet i vdekur në veturë, policia jep detaje

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Mramor të Prishtinës viktima-mashkull është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë nga raporti i policisë:

Fshati Mramor, Prishtinë 19.03.2018 – NN. Në veturën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot)