Delawie: Ju duhet ta ratifikoni Dermakacionin patjetër

  • 20 March 2018 - 11:31
Delawie: Ju duhet ta ratifikoni Dermakacionin patjetër

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje edhe njëherë spektrit politik për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Delawie shkruan në Twitter se deputetët e Kosovës duhet të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për papunësinë dhe liberalizimin e vizave dhe duhet ta ratifikojnë Demarkacionin qysh sot.

“Raporti i KDI-së shfaq edhe një herë shqetësimet e rinisë Kosovare për papunësinë dhe liberalizimin e vizave. Deputetët e Kosovës duhet ta kalojnë Demarkacionin tani, dhe të tregojnë që janë duke ndëgjuar këto shqetësime serioze të qytetarëve të Kosovës” shkruan Delawie.

Ndryshe, sot në orën 16:00 Kuvendi do të mbajë seancën ku pritet të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

(Kosova Sot)