“Dështimi s’është alternativë”, Trump zotohet. Kërkon dënim me vdekje për…

  • 20 March 2018 - 11:40
“Dështimi s’është alternativë”, Trump zotohet. Kërkon dënim me vdekje për…

Presidenti Donald Trump tha se Amerika “duhet të tregohet më e ashpër” me trafikantët e drogës dhe masat duhet të përfshijnë përdorimin e dënimit me vdekje.

[President Donald Trump speaks about his plan to combat opioid drug addiction at Manchester Community College, Monday, March 19, 2018, in Manchester, N.H. 

Ai e paraqiti planin për të luftuar varësinë vdekjeprurëse nga opioidet në një fjalim që mbajti të hënën në Mançester të shtetit Nju Hempshër, shtet ku përdorimi i drogave është tepër problematik.

Presidenti Trump tha se “dështimi nuk është alternativë” dhe deklaroi se “varësia nga droga nuk është e ardhmja jonë”.

Ai u zotua se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në përpjekjet për krijimin e një brezi fëmijësh pa drogë.

Presidenti u ankua se, sipas ligjit aktual, një trafikant mund të shesë një drogë që vret qindra njerëz, e megjithatë merr një ndëshkim minimal.

Mbetet e paqartë se si mund të kërkojnë prokurorët dënimin me vdekje për trafikantët pa ndryshuar ligjin. Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se çështja ndoshta duhet të vendoset nga Gjykata e Lartë.

Kjo është vizita e parë e Trump në shtetin Nju Hempshër si president. 

(Kosova Sot)