Kur Haradinaj ofendonte Kada-Bujupin për nënën e saj, tash i thur lavde

  • 20 March 2018 - 11:46
Kur Haradinaj ofendonte Kada-Bujupin për nënën e saj, tash i thur lavde

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka mirëpritur rikthimin e Donika Kada-Bujupit në AAK.

Përpos mirëseardhjes që i ka bërë në seancën e Kuvendit për rikthim në partinë e tij, tashmë në një deklaratë për media, Haradinaj ka filluar ta lavdërojë atë.

“Nuk kam bisedu me të por besoj se tash vota jonë do të jetë unike, nuk do të ketë ndarje brenda grupit. Por besoj se Donika është njeri i kthjellët dhe e kupton rëndësinë e votës pro”, ka thënë Haradinaj teksa ka folur për votimin e marrëveshjes së demarkacionit për ditën e marte.

Por, gjatë kohës sa ajo ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, ai përpos që e konsideronte si rivalë politik, njëherë e pati ofenduar atë, duke ia përmendur nënë e saj.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote.  S’po e bën askush avokatin, por që organet e drejtësisë merren për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, i pati thënë Haradinaj asaj në seancën e Kuvendit teksa po kërkohej shkarkimi i ministritë të Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili u akuzua nga banorët e lagjes “Dardani” për maltretim të shqiptarëve gjatë kohës së luftës.

(Kosova Sot)