Albin Kurti bën hajgare me popull: S'e kemi prioritet liberalizimin e vizave

  • 20 March 2018 - 18:38
Albin Kurti bën hajgare me popull: S'e kemi prioritet liberalizimin e vizave

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet për demarkacionin, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qytetarëve të Kosovës.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, derisa tha se qytetarët e Kosovës nuk e kanë prioritet liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qytetarëve të Kosovës, por i Qeverisë për qytëtarët”, tha Kurti, duke shtuar se kosovarët duan drejtësi dhe mirëqenie në vend.

Ai u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, të mos votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se seanca e sotme është pengim i drejtësisë.

Ndërkohë, seanca për demarkacionin është duke vazhduar dhe deputetët po diskutojnë për këtë çështje para se të vihet në votim.

(Kosova Sot)