Limaj: Rinegocimi i Marrëveshjes me Malin e Zi, më i mirë se arbitrazhi

  • 20 March 2018 - 18:58
Limaj: Rinegocimi i Marrëveshjes me Malin e Zi, më i mirë se arbitrazhi

Fatmir Limaj thotë se rinegocimi me Malin e Zi është rruga më e mirë sesa dërgimi i kësaj Marrëveshjeje në arbitrazh. Ai në fjalimin e tij në Kuvend thotë se marrëveshja e dy presidentëve e jep mundësinë e korrigjimit dhe i detyron të dyja palët që t'i korrektojnë pikat vijat kudo që është gabuar ose janë bërë lëshime

“Nuk po flasim për korrektim për një pjesë të caktuar por gjatë gjithë vijës kufitare mendoj që sot duhet ta zhvillojmë debatin dhe mundësitë dhe angazhimet që do t'i marrë grupi ynë punues.

Dhe të mos përsëriten gabimet, ajo që unë besoj se do të ishte e rëndësishme sot ta diskutojmë formimin e grupit punues dhe të analizojmë atë që këto grupe do ta bëjnë me njëra-tjetrën”, ka shtuar ai.

“Nuk mjafton me nxjerr konkluzione dhe me thënë s'bon. Ne po i japim vendit disa mundësi, e para kemi mendu që me shku në arbitrazh, pra kjo marrëveshje e fundit mes presidentëve i jep një mundësi më të mirë se vetë arbitrazhi sepse e ul Malin e Zi edhe një herë në tavolinë për me këqyr deri në detaje lëshimet që janë bërë kjo më mirë së në arbitrazh”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)