Hesht Presidenti Thaçi: Asnjë fjalë për demarkacionin

  • 20 March 2018 - 19:00
Hesht Presidenti Thaçi: Asnjë fjalë për demarkacionin

Derisa po mbahet seanca për Demarkacionin, Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Ai është kujdesur të falënderojë ish-kryediplomatin francez, Berndand Kouchner, dhe të tjerët që e ndihmuan në promovimin e librit në Francë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po zhvillojnë debat, ndërsa pritet që sot të dalë në votim demarkacioni me Malin e Zi. Pothuajse në cdo fjalim është përmendur emri i presidentit si nënshkrues i kësaj marrëveshje, mirëpo vetë ai nuk ka dhënë asnjë koment rreth Demarkacionit.

Thaci ka shkruar në Tëitter se është ndier i nderuar që bashkë me Kouchnerin kanë mbajtur fjalim.

Jam i nderuar qe isha i ftuar  të flas së bashku me Bernand Kouchnerin në promovimin e librit në Paris. Shumë diplomatë, gazetarë, politikanë të intersuar në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar presidenti Thaci në Tëitter.

Tutje, ai ka falëndëruar njërën nga autorët e librit, Suzy Jagger si dhe vendin ku u mbajt promovimi.

(Kosova Sot)