Kush është dhe si vdiq motra e Gianni Versace-s, Tina?

  • 20 March 2018 - 19:04
Kush është dhe si vdiq motra e Gianni Versace-s, Tina?

GIANNI VERSACE U VRA NGA VRASËSI SERIK, POR NË FAMILJEN E TIJ PATI EDHE TRAGJEDI TË TJERA

Donatella ka pasur problem të madh me përdorim të kokainës

Gianni Versace ishte vrarë derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte dalë ta blinte gazetën, gjë që, rëndom, e bënte ndihmësi i tij. Ai ishte duke e hapur derën e shtëpisë me çelës, kur u godit dy herë me revole, një herë në fytyrë, e herën tjetër në qafë, prapa veshit të majtë. Por, ç'u bë me anëtarët e familjes së tij? Ja një analizë. Fortunata Versace - që shkurt e quanin Tina - ishte fëmija më i madh i Antonio dhe Francesca Versace.

"Vdekjet e papritura janë të shpeshta në familjen tonë"

Në një intervistë, të dhënë në vitin 2007, motra tjetër e Gianni-t, Donatella, tregoi se çka ndodhi me motrën e saj më të madhe, e cila vdiq para se Donatella të lindte. Në vitin 1952, Tina kishte vizituar një karnaval bashkë me prindërit dhe vëllezërit më të vegjël, Santo dhe Gianni. Ajo u rrëzua dhe u lëndua, duke u infektuar me tetanos. Pasi që mjeku e trajtoi me ilaçe të gabuara, më pak se 24 orë pas rrëzimit, Tina vdiq. Ajo vdiq nga peritoniti, që është infeksion i peritoneumit (barkut), të shkaktuar nga bakteret. "Vdekjet e papritura janë të shpeshta në familjen tonë", kishte deklaruar Donatella Versace, duke iu referuar vdekjeve të Tinas dhe Gianni't. Vëllai i madh i Gianni't, 73 vjeçi Santo, është president dhe shef ekzekutiv i kompanisë "Gianni Versace SpA". Ai ka tre fëmijë. 

Donatella, 62 vjeçe, trashë- goi 20% të kompanisë pas vdekjes së Giannit

Sot, fytyra më e njohur e kësaj perandorie të modës, Donatella, 62 vjeçe, trashëgoi 20% të kompanisë pas vdekjes së Giannit. Ajo ka qenë drejtore artistike e kompanisë që nga viti 1997. Ajo tregon se, edhe sot e kësaj dite, para mbajtjes së çdo shou të modës, i mbyllë sytë dhe mendon për Giannin. "A do t'i pëlqente Giannit kjo sfilatë"?, e pyet ajo veten. Martesa e saj me modelin Paul Beck, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën Allegra, 31 dhe djalin Daniel, 28, përfundoi me shkurorëzim në vitin 2000. Donatella ka pasur problem të madh me përdorim të kokainës. Në ndërkohë, vajza e saj, Allegra, ishte e preferuara e Giannit, prandaj edhe trashëgoi 50% të kompanisë pas vdekjes së tij. Ajo ka pasur probleme me anoreksi. 

(Kosova Sot)