Shërohet nga psoriaza, falë kremit për bebe

  • 20 March 2018 - 19:23
Shërohet nga psoriaza, falë kremit për bebe

VUANTE NGA SËMUNDJA E PASHËRUESHME E LËKURËS 

Një grua pretendon të jetë shëruar nga psoriaza, pasi kishte përdorë një krem për fëmijë, i cili quhet 'hidratuesi mrekullibërës'. Laura Gray, nga verilindja e Britanisë, më parë arrinte që t'i zbuste simptomat e sëmundjes së saj vetëm duke përdorë ilaçe 'të ashpra'. Por, shenjat në lëkurën e saj u larguan vetëm një ditë, pasi që nëna e saj i sugjeroi që të përdorte kremin hidratues "Childs Farm Baby Moisturiser". Postimi i saj në "Facebook", ku e rekomandonte këtë krem, që kushton vetëm 3.99 funte, u bë 'viral' në internet, duke u shpërndarë më shumë se 40,000 herë.

Dy vjet trajtim te dermatologu

Në postim ajo tregon se, deri pak ditë më parë, vetëm hidrokortizoni i ndihmonte në zbutjen e simptomave të sëmundjes. Por, ky ilaç ka efekte të padëshirueshme dhe mund të merret vetëm me recetë mjeku. Zonja Gray është vetëm njëra nga disa femra, që thonë të kenë pasur dobi nga përdorimi i kremit të përmendur për bebe. Paige Sweeney, 23 vjeçe, ishte mjekuar më shumë se dy vjet te dermatologu, duke u munduar që të gjente ilaç për ekzemën, EvieRae, derisa 'ra' në kremin mrekullibërës. 

Kruhej derisa çelej në gjak

Vajza e saj, e cila tani ka tri vjet, zgjohej çdo natë, duke u kruar derisa çelej në gjak. Ajo thotë se, brenda pak ditësh, simptomat e vajzës së saj ishin larguar. Joanne Nevin, 28 vjeçe, në shkurt tregoi sesi ky krem kishte larguar ekzemën e bebes së saj për pak javë. Tani për tani mjekët nuk kanë dalë me ndonjë sqarim në lidhje me këtë dukuri. 

(Kosova Sot)