Trump uron Putinin për fitoren

  • 20 March 2018 - 19:27
Trump uron Putinin për fitoren

Presidenti amerikan Donald Trump të martën ka uruar presidentin rus Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Thotë se ata të dy do të takohen shumë shpejt.

“Kishim një telefonatë të mirë”, u tha Trump reporterëve në Zyrën Ovale, ku ai kishte një takim me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.

Trump tha se dëshiron të takohet me Putin në një të ardhme jo shumë të largët, për të diskutuar për armët, Korenë e Veriut, Ukrainën dhe Sirinë.

(Kosova Sot)