Ky është 32-vjeçari që u ekzekutua në derën e shtëpisë, sapo ishte kthyer nga...

  • 20 March 2018 - 19:35
Ky është 32-vjeçari që u ekzekutua në derën e shtëpisë, sapo ishte kthyer nga...

Një 32-vjeçar u ekzekutua me kallashnikov, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, një orë e gjysmë pas mesnatës, në derën e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Maqellarë të Dibrës.

Elsi Kosiqi u vra në oborrin e banesës kur sapo kishte parkuar automjetin dhe po futej në shtëpinë përdhese. I riu sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Autorët e këtij atentati janë ende të paidentifikuar. 

Megjithatë, nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon se bëhet fjalë për dy persona, të cilët e kanë pritur Kosiqin në banesën e tij, për ta ekzekutuar më tej me dy plumba kallashnikovi teksa Kosiqi po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët janë larguar fillimisht  në këmbë dhe më tej kanë humbur gjurmët.

Dyshimet e policisë janë se ngjarja e rëndë lidhet me konflikte të hershme të viktimës me persona nga Maqedonia. Flitet për pazare të prishura të kontrabandës, por hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi atentatin. 

Post-blloqe të shumta policore janë ngritur për të bërë të mundur kapjen e autorëve, ndërsa në vendin e ngjarjes, u sekuestruan edhe dy gëzhojat e kallashnikovit. Kosiqi është bashkëpronar me vëllain e tij në një hotel në llixhat e Peshkopisë. Ai njihej si person problematike në zonë, dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje persona me të cilët Kosiqi kishte konflikte të hapura.

Image

 

(Kosova Sot)