Daut Haradinaj i reagon Rexhep Selimit në Kuvend: Lej këto pallavra o Rexhë!

  • 20 March 2018 - 19:43
Daut Haradinaj i reagon Rexhep Selimit në Kuvend: Lej këto pallavra o Rexhë!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, i cili tha se marrëveshja për demarkacion nëse miratohet, ajo më nuk mund të ndërrohet.

Haradinaj tha se përkundër që e ka mik të mirë Rexhep Selimin, ia kujton atij që marrëveshjet mund të ndërrohen.

“Ju njëherë thoni që marrëveshjet nuk mund të ndërrohen, e pastaj thoni se ato nuk duhet të ndërrohen”, i tha Haradinaj, Rexhep Selimit.

“Rexha e dinë qysh ndrrohen kufijtë, por s’ke ushtar me veti, lëri ato pollavra”, tha ai.

(Kosova Sot)